Digjet një objekt në plazhin e Strugës - Bota Sot
Digjet një objekt në plazhin e Strugës

Struga

Digjet një objekt në plazhin e Strugës

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Sot pasdite në “plazhin për meshkuj” në Strugë shpërtheu një zjarr.

Nga shpërthimi i zjarrit u dogj tërësisht një objekt në të cilën ruheshin barkat.

Njësiti i zjarrfikësve ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes me trembëdhjetë zjarrfikës.

Nga njësia e zjarrfikësve në Strugë deklarojnë se nuk ka të lënduar, por është penguar që të shkaktohet dëm më i madh material.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat