BDI kërkon përgjegjësi për ngjarjen në Strugë

Struga

BDI kërkon përgjegjësi për ngjarjen në Strugë

Më: 8 maj 2020 Në ora: 11:42
BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar për ngjarjen e djeshme në Strugë dënuar tubimin e qytetarëve që, sipas tyre, paraqet thyerje të vrazhdë të të gjitha masave dhe rekomandimeve për mbrojtje të shëndetit publik nga ana e organizatorëve dhe pjesëmarrësve.

“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që beteja me CoVid – 19 fitohet vetëm me përpjekje të përbashkëta të sinqerta dhe joselektive nga ana e të gjithë qytetarëve dhe të gjitha institucioneve në vend, prandaj kërkon përgjegjësi nga personat dhe institucionet që kanë organizuar dhe lejuar një manifestim të tillë masovik në kohë pandemie dhe kufizimesh”, shprehen nga BDI.

Ata shtojnë se gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton mosrepsktim të ligjeve nga institucionet dhe kërkojnë zbatim të përpiktë të ligjeve në vend për të gjithë dhe jo dënime selektive me paragjykime.

“Apelojmë deri tek qytetarët, por edhe institucionet, që bashkërisht t’j përmbahemi masave dhe rekomandimeve për të mbrojtur shëndetin publik në të mirën e gjithë shoqërisë dhe që sa më parë ta tejkalojmë gjendjen e
jashtëzakonshme dhe t’i kthehemi normalitetit me pasoja sa më të vogla”, thuhet në reagimin e BDI.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat