Covid-19, Struga pa qendër për marrjen e strishove

Struga

Covid-19, Struga pa qendër për marrjen e strishove

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 15:18
Ilustrim

Qytetarët e Strugës dhe rajonit të cilët duhet të bëjnë test për COVID-19, nuk mund ta bëjnë më në këtë qytet. Detyrohen të shkojnë deri në Ohër. Pronari i ndërtesës u ka thënë mjekëve që ta lëshojnë objektin.

“Kishte hapësirë në drejtorinë e vjetër të “Proakua-s”, por doli që këto ishin hapësira private dhe pronari thjesht na dëboi gjegjësisht nuk donte të merren materiale për Kovid…”, deklaroi Sasho Toçkov- drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik- Ohër.

Por, pronari i objektit, Usein Ramo ku qendra për Covid funksiononte rreth katër muaj, për Alsat pohon të kundërtën. Ai thotë se ka lejuar që hapësirat të përdoren tre muaj falas, por pasi ka kërkuar qira për periudhën në vijim, stafi mjekësor është larguar. Për momentin, Ministria e Shëndetësisë kërkon lokacion tjetër. Epidemiologët pretendojnë se Struga është zonë kritike, pasi shpesh qytetarët nuk reagojnë në kohë.

“Së pari, ata vinin vonë. Jo me fillimin e simptomave të para, por se përpiqeshin të shërohen vetë në shtëpi. Mjekët amë u ndihmonin, u jepnin antibiotikë, por refuzojnë, posaçërisht nga fshatrat e Strugës, refuzonin të vinin në kohë dhe të shëroheshin dhe kur paraqiteshin te mjeku, veç më ishin në fazën përfundimtare. Kjo është arsyeja pse kemi kaq shumë raste të vdekjeve”, u shpreh Jovanka Koroveshoska- epidemiologe.

Drejtori i spitalit të Strugës, Muhamed Asani ku nuk ka repart infektiv, thotë se aktualisht ndodhen 15 pacientë në repartin intern, të dyshuar ose të konfirmuar me Kovid. Strishot që i kanë marrë prej tyre, për analiza i kanë dërguar në ASHAM për analiza.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat