LSDM me kandidatë shqiptarë synon Strugën dhe Kërçovën - Bota Sot
LSDM me kandidatë shqiptarë synon Strugën dhe Kërçovën

Struga

E martë, 20 nëntor 2018

LSDM me kandidatë shqiptarë synon Strugën dhe Kërçovën

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 09:24
LSDM

Një zyrtar i lartë i LSDM ka dhën? detaje për strategjinë e tyre për zgjedhjet lokale, në pyetjen e gazetës KOHA se konkretisht në cilat komuna, përfshirë dhe ato perëndimore.

Strugën Dibrën dhe Kërçovën, LSDM mund të del me kandidatë shqiptarë, zyrtarë të lartë të LSDM-së thonë shkurt se synojnë të mundin VMRO-në dhe se kësaj radhe do të jenë të kujdesshëm në komunën e Strugës dhe të Kërçovës se çfarë profilesh do të kandidojnë.

“Fokusi jonë është të mundim VMRO-në e cila në shumë komuna ka bërë keqpërdorime të
dukshme të parasë publike, ku patëm rastin të shohim edhe në akuzat e Prokurorisë speciale. Komunat që cekni si Kërçova dhe Struga, në parti po shqyrtohen kandidatura që janë më gjithëpërfshirëse dhe të pranueshme për të gjitha komunitetet”, theksuan zyrtarë të LSDM-së.

Sa i përket bashkëpunimeve me partitë shqiptare, nga LSDM thonë se “në rrethin e dytë
zgjedhor aty ku mund të ndihmohet do të ndihmohet, por do të shohim si do të shkojë procesi zgjedhor”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test