Së shpejti konkurs për koncesionerin e ri të Liqenit të Ohrit - Bota Sot
Së shpejti konkurs për koncesionerin e ri të Liqenit të Ohrit

Struga

E premte, 16 nëntor 2018

Së shpejti konkurs për koncesionerin e ri të Liqenit të Ohrit

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Në procedurë qeveritare është procedura për shpallje të konkursit për zgjedhje të koncesionerit të ri të Liqenit të Ohrit.

Siç informoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, në konsultim me shërbimet profesionale nga Ohri dhe institutet, është bërë ndryshim në bazat e peshkimit për mbrojtje më të mëdha të fondit të peshqve.

“Janë pranuar të gjithë propozimet që mbërritën në pjesën e mbrojtjes së belushkës dhe troftës së Ohrit. Me këto ndryshime të bazave të peshkimit kemi siguri edhe më të madhe. Sapo të përfundojë procedura qeveritare, formimi i komisioneve  dhe aktivitetet e tjera që janë në procedurë do të shpallet”, tha Nikollovski.

Ministri pohon se edhe krahas asaj që Liqeni i Ohrit nuk ka koncesioner i cili duhet të kujdeset për ruajtjen e fondit të peshqve dhe ta mbrojë nga vjedhës të peshqve, Inspektorati me sukses e përfundoi punën e tij.

“Do t’i publikojmë jo-ligjshmëritë e konstatuara dhe do të kemi procedurë transparente për zgjedhje të koncesionerit të ri në pajtueshmëri me bazat e ndryshuara të peshkimit të cilat i japin mbrojtje më të madhe kësaj bukurie natyrore”, thekson Nikollovski.

Liqeni i Ohrit momentalisht nuk ka koncesioner. Me vendim të Qeverisë është marrë koncesioni për shkak të, siç informoi ministri, mospërmbushjes së disa obligimeve ligjore të cilat duhet t’i kryejë koncesioneri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test