Biçikletat "Mobike" të dëmtuara, ngushtohet edhe zona e përdorimit

Tirana

Biçikletat "Mobike" të dëmtuara, ngushtohet edhe zona e përdorimit

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 17:00
Ilustrim

Biçikletat Mobike kanë ngushtuar hartën ku mund të përdoren, duke shkaktuar edhe problematika për qytetarët. Përdoruesit thonë se shpesh herë hasin vështirësi në përdorim edhe për shkak të dëmtimeve që I bëhen ketyre mjeteve.

Mobike në Tiranë nisi me 500 biçikleta, ndërsa Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se numri i biçikletave do të shkonte në 4000.

Tirana është kryeqyteti i parë në Ballkan që përdor biçikletat pa stacion, por së fundmi një pjesë e tyre janë dëmtuar nga përdoruesit.

Një tjëtër problematikë është edhe ngushtimi i hartës dhe i zonave se ku mund të përdoren, ndërsa nuk mungojnë edhe gjobat.

Biçikletat pa stacion janë përqafuar nga qytetarët, të cilët shprehen se kjo mënyrë është tejet efikase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat