Alarm mjedisor në Tiranë, mbeturinat përfundojnë në Bovillë

Tirana

Alarm mjedisor në Tiranë, mbeturinat përfundojnë në Bovillë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 12:09
Tiranë

Mbeturinat pranë shtretërve të lumenjve ndoshta nuk konsiderohet më një pamje e panjohur. Pavarësisht aksioneve të herëpashershme nga ushtria dhe Ministria e Mjedisit në zonat më problematike, aksioni nuk është kurrë i mjaftueshëm për të përballuar pirgjet me mbeturina. Dhe këtu nuk po flasim për ato çka merr me vete rrjedha, por për evidentimin e një problematike tjetër. Është mungesa e theksuar e koshave në fshatra çka i detyron banorët të shohin lumin si zgjidhje. Kjo ndodh edhe ne Zall Bastar të Tiranës.

Në rastin e Zall Bastarit, ku buron lumi Tirana, banorët na njohin me një shqetësim edhe më të madh. Ata thonë se e gjithë kjo sasi mbeturinash që shihni në pamje prej rrjedhës përfundon drejt liqenit të Bovillës, furnizuesit me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Jo vetëm banorët, por edhe vetë komuna, për shkak të rrugës së pashtruar e ka të pamundur të bëjë mbledhjen e mbeturinave për t’i depozituar diku tjetër. Kjo ka bërë që lumi të sakrifikohet duke u kthyer në koshin gjigand mbledhës të çdo mbetjeje urbane të banorëve të Zall Bastarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat