Veliaj shpall rikandidimin për Bashkinë e Tiranës - Bota Sot
Veliaj shpall rikandidimin për Bashkinë e Tiranës

Tirana

Veliaj shpall rikandidimin për Bashkinë e Tiranës

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:58
Erion Veliaj dhe Edi Rama

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpalli kandidaturën për një tjetër mandat në krye të kryeqytetit shqiptar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Veliaj këtë e bëri gjatë Kongresit të Partisë Socialiste duke theksuar se “unë e Edi Rama jemi më bashkë se kurrë për të çuar para Tiranën dhe Shqipërinë Evropiane”.

“Kjo është Tirana jonë, Tirana e qytetit, e familjes, siç thonë tironsit ‘Kush të ka inot kështu të paftë përnatë’. Ju falënderoj nga zemra secili prej jush që më ka dhënë një dorë të drejtoj bashkinë model të Republikës së Shqipërisë duke besuar që misioni ynë për të shërbyer në Tiranë është një mision i jashtëzakonshëm”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës falënderoi në mënyrë të veçantë të gjithë demokratët që janë bashkuar sot, duke theksuar se “keni bërë zgjedhur e duhur”.

“E ndjej zhgënjimin tuaj me partinë që nuk ju përfaqëson më, në bashkitë që mbyllen. Për të gjithë miqtë demokratë, mirëserdhët në familjen tonë, ndjehuni si në shtëpi. Ky shesh ka emrin ‘Nënë Tereza’ dhe ajo thoshte ‘bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe’. Siç thotë Nënë Tereza ky qytet e ka njohur këtë dashuri, kur Rama ishte kryetar i suksesshëm i Bashkisë Tiranë. Vendosa të kthehesha në Shqipëri për të qenë pjesë e këtij ndryshimi. Më dha një shans për të qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Një qytet i mundësive ku edhe një çerr i vogël që shet fiq bëhet kryetar bashkie”, nënvizoi Veliaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...