Veliaj nuk heq dorë nga plani “Rama”: Teatri i ri 9 herë më i madh - Bota Sot
Veliaj nuk heq dorë nga plani “Rama”: Teatri i ri 9 herë më i madh

Tirana

Veliaj nuk heq dorë nga plani “Rama”: Teatri i ri 9 herë më i madh

Më: 7 prill 2019 Në ora: 06:22
Rama- Veliaj

Tirana do të ketë shumë shpejt një tjetër xhevahir, Teatrin e ri Kombëtar. Duke folur për emisionin “Mos i fol shoferit” nga aktorja Rudina Dembacaj, Veliaj siguroi se kryeqyteti do të ketë një teatër të ri në vend të teatrit të vjetër me hapësira disa herë më të mëdha se ai aktuali.

“Do të ketë një teatër të ri në vend të teatrit të vjetër, që është 9 herë më i madh si hapësirë, që s’i kushton asnjë taksë qytetarëve dhe që do të jetë sukses si sheshi “Skënderbej”, si Pazari, si Bulevardi i Ri, si Liqeni”, tha ai.

E konceptuar si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë, e dedikuar vetëm për art, shtëpia e re e artistëve do të ofrojë të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për aktrim, ashtu si për publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.

“Në dallim nga sot kur aktorët zhvishen në korridor, me banjo allaturka, ku duhet të mbajnë radhë, teatri i ri ka dhoma zhveshje që janë patjetër të izoluara, ka sallë make up, ka sallë ngrohje zëri, që s’kanë ekzistuar më përpara, si dhe salla e provave. Nëse duan që njerëzve t’u japin një shije se çfarë po gatuhet aty, aktorët mund ta hapin perden”, sqaroi Veliaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...