Tirana, me 16 landfille mes lagjeve, të certifikuara nga Ministria e Mjedisit - Bota Sot
Tirana, me 16 landfille mes lagjeve, të certifikuara nga Ministria e Mjedisit

Tirana

Tirana, me 16 landfille mes lagjeve, të certifikuara nga Ministria e Mjedisit

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:17
Foto

Në venddepozitimin e mbetjeve të riciklueshme, që ndodhet në një zonë të banuar në lagjet e Tiranës, çdo ditë dhjetëra mjete lëvizin për të dorëzuar aty mbetjet urbane, të cilat pas ndarjes transportohen në një tjetër vend për t’u shitur.

Të regjistruara janë gjithsej 16 venddepozitime të ngjashme, 8 prej të cilave iu janë hequr lejet mjedisore, dy po penalizohen, ndërsa 6 të tjera janë ende me leje dhe punojnë. Kamera e Top Channel është ndalur në një pikë që ndodhet në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.

Pronari i saj tregon të gjitha letrat e lejeve që ka marrë.

“Kanë ardhur edhe ministri Blendi Klosi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku, vitin e shkuar. Panë të gjithë dokumentacionin, rezultuam me letra dhe ne vazhdojmë aktivitetin edhe sot e kësaj dite. Një herë në dy javë vjen një kamion që ngarkon mbetjet dhe nuk ka as zhurmë dhe as ndotje mjedisi”, tha Altin Sadiku, pronar i pikës së skrapit.

Tetë nga 16 landfillet e ngjashme, për shkak të shkeljeve, ndotjes që shkaktojnë, janë mbyllur nga Policia Bashkiake e Tiranës. Të gjitha ato kanë marrë leje mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe autoritetet në varësi të saj.

Për shkak të objektit të punës, ndotjes që shkaktojnë dhe pamjes së shëmtuar nga grumbullimi i mbetjeve në një vend, edhe lejet që janë dhënë janë shumë të diskutueshme. Askush nuk do që poshtë banesës së tij, apo në rrugën e lagjes, të ketë një landfill mbetjesh urbane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...