KPA mbyll çështjen për Edmond Islamajn. Ja kur jepen konkluzionet - Bota Sot
KPA mbyll çështjen për Edmond Islamajn. Ja kur jepen konkluzionet

Tirana

KPA mbyll çështjen për Edmond Islamajn. Ja kur jepen konkluzionet

Më: 17 prill 2019 Në ora: 17:53
Edmond Islamaj

Kolegji i Posaçëm Apelimit ka mbyllur çështjen për Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Në datën 2 maj pritet të jepen konkluzionet. Kujtojmë se ai është konfirmuar në detyrë nga KPK, por Komisioneri e apeloi dhe prej muajsh po vazhdon çështja në apelin e vetting-ut.

Në seancën e sotme u sollën dokumente shtesë nga jashtë vendit, që sipas subjektit justifikojnë të ardhurat për udhëtimet jashtë vendit.

Njoftimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17 prill 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor të çështjes, duke administruar të gjitha aktet e ardhura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në fashikullin e gjykimit dhe të gjitha provat e tjera të marra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë procesit të gjykimit të kësaj çështjeje.

Për t’i lënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik për të paraqitur konkluzionet përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 02.05.2019, ora 10.00.

Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...