Fiter Bajrami/ Veliaj shërben drekën për njerëzit në nevojë - Bota Sot
Fiter Bajrami/ Veliaj shërben drekën për njerëzit në nevojë

Tirana

Fiter Bajrami/ Veliaj shërben drekën për njerëzit në nevojë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 15:27
Veliaj shërben drekën për njerëzit në nevojë

Kryebashkiakiu Erion Veliaj ka shtruar në ambientet e një prej qendrave sociale drekën e Bajramit të Madh për njerëzit në nevojë.

Ai ka shërbyer, së bashku me deputeten e PS, Blerina Gjylameti ushqimin për dhjetëra persona, të cilët kjo ditë e shenjtë i ka gjetur në shtëpitë e tyre me tryeza të boshatisura.

Më parë Veliaj dhe deputetja socialiste ishin për vizitë me rastin e festës së Fiter Bajramit në kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë.

Veliaj deklaroi se bashkëjetesa fetare është mësim për politikën.

“Politika, mos të jap mend fesë, por të marrë mend nga feja”, tha Veliaj.

“Moment shumë i reflektuar për të gjithë, më shumë të angazhuar për të çuar përpara Shqipërinë. Politika të marr mësim nga feja”, tha Gjylameti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...