Hapet panairi 3-ditor i produkteve vendase të Tiranës në sheshin “Skënderbej” - Bota Sot
Hapet panairi 3-ditor i produkteve vendase të Tiranës në sheshin “Skënderbej”

Tirana

Hapet panairi 3-ditor i produkteve vendase të Tiranës në sheshin “Skënderbej”

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:15
Erion Veliaj

Është hapur në kryeqytet panairi 3 ditor i produkteve vendase. Bizneset e ardhur nga fshatrat e Tiranës ekspozuan në sheshin Skënderbej produktet e tyre, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj bëri me dije se tashmë fermerët do të kenë edhe tregun e shumicës në Farkë për produktet agroushqimore.

Sheshi “Skëndërbej” në Tiranë u kthye në qendrën e produkteve bujqësore.

Bizneset e vogla nga fshatrat e Tiranës,  ekspozuan sot produktet e tyre në panairin vendor të bujqësisë: “Shijo Produktet Lokale të Tiranës”, i cili do të qëndrojë i hapur për tre ditë. Gjatë vizitës nëpër stenda, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky panair tregon vëmendjen e Bashkisë së Tiranës për ekonominë lokale.

“Sot tregu ka ardhur tek sheshi, edhe pse kemi disa tregje shumë të mira si Pazari i Ri apo tregjet e hapura nëpër lagje, por unë besoj se vetëm kur e sjellim në qendër të qytetit bujqësinë, do të thotë se e kemi seriozisht këtë punë, tregojmë që në sheshin tonë kryesor i kushtojmë tre ditë të gjithë atyre që jetojnë me djersë, ndershmëri, duke punuar tokën, duke punuar fermat e tyre, që sot është një realitet krejt tjetër në Tiranë”, tha Veliaj.

 Veliaj shtoi se ndryshe nga shumë vite më parë, tashmë fermerët do të mund të tregtojnë produktet e tyre në tregje që plotësojnë të gjithë standardet.

“Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak morëm vendimin për ta thyer monopolin e tregut të shumicës në Kashar. Nuk mund të kemi një monopol ku çdo fermer i yni duhet të paguajë një taksë shumë të lartë që të hyjë te një privat, që e kishte nga ish-qeveria e kaluar. Kemi vendosur që bashkia, në anën tjetër të qytetit, në zonën e Farkës dhe të Lundrës, të hapim një treg agro-ushqimor të shumicës, për t’i thënë njerëzve që ke dy mundësi: tregun e shtetit dhe atë të privatit. Ndodh që në Bashkinë e Tiranës e bëjmë më mirë dhe më lirë të njëjtën punë që privati e bën shumë më shtrenjtë”, theksoi Veliaj.

 Veliaj u kërkoi prej fermerëve që të përfitojnë nga programet e ndryshme të AZHBR-së për mbështetjen e ekonomike lokale për të zgjeruar më tej ekonominë e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...