Veliaj: Askush nuk do prekë votën, kemi marrë masat. Në Tiranë do jetë festë demokracie - Bota Sot
Veliaj: Askush nuk do prekë votën, kemi marrë masat. Në Tiranë do jetë festë demokracie

Tirana

Veliaj: Askush nuk do prekë votën, kemi marrë masat. Në Tiranë do jetë festë demokracie

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:48
Erion Veliaj

Kandidati i socialistëve për Tiranën, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me administratorët e pallateve në  Tiranë,  ku i ka siguruar se 30 qershori do të jetë një festë demokracie,  pa dhunë dhe askush nuk do të prekë kutitë e votimit. 

“S’ka një ligj kundër debilizimit. Kështu që për sa kohë që ka kryetar bashkie që thonë “Po të kisha Molotov do i bija” dhe për sa kohë që ka policë bashkiakë që kryejnë akte dhune, debilizimi s’është i paligjshëm. Por prekja e zgjedhësve, prekja e kutive të votimit, është e paligjshme. Ne i kemi marrë të gjitha masat dhe në Tiranë ju garantoj që do të jetë një festë e demokracisë”, tha Veliaj.

Veliaj e konsideron të pajustifikueshëm  djegien institucioneve arsimore. Ndërkohë që  ka iroziniaur drejtuesit e opozitës dhe ata të LSI që sipas tij synojnë përçarjen e qytetarëve

“Arsyeja pse po organizohemi këtu është se s’kemi vila në Lalz, prandaj do organizohemi nëpër pallatet në Tiranë. Ne s’kemi vila në Holandë, prandaj do organizohemi në shtëpitë tona në Tiranë.. Kam dëgjuar shumë njerëz që më thonë – Më vjen zor që shkodranët dogjën një shkollë. E para e punës ta sqarojmë, se kemi në pallatet tona, miq vëllezër, motra, krushqi, kushërinj nga Shkodra, që janë shkodranët e Migjenit, që janë shkodranët e Kol Idromenos, shkodranët e Marubit , që janë shkodranët e Marin Barletit, nuk janë shkodranët e Voltanës. Ne në pallatet tona, të mos ta lejojmë këtë frymë përçarjeje”, tha kreu i Bashkisë Tiranë.

Veliaj  u kërkoi administratorëve  të pallateve që të bisedojnë me banorët, duke u kujtuar penalitetet

“Nëse ka njerëz në komunitetin tuaj, te kafja poshtë pallatit, që vazhdojnë me këtë frymë, duhet të bëjmë një bisedë të qetë, siç flasim në shtëpi, dhe t’u themi: je gati të bësh 1 deri në 5 vite burg? Sot kalon Kodi Penal në Parlament, nëse je gati që për banjën e 13 të maces së Ilirit në Lalz të bësh burg, ta shtoftë zoti inatin, shko bëj burg, se nuk qenke i denjë të qëndrosh mes nesh. Pra, nuk është nevoja të zihemi me askënd, por vetëm t’i sqarojmë që Kodi Penal thotë se po të shkosh të sakrifikohesh për banjën e maces, je i lirë, nëse jeta jote vlen kaq dhe familja jote vlen kaq, do të bësh 1 deri në 5 vite burg, nëse dëmton ose pengon njerëzit që të shkojnë në zgjedhje”, përfundoi Veliaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...