Çfarë premton Veliaj për Tiranën në 4 vitet e ardhshme

Tirana

Çfarë premton Veliaj për Tiranën në 4 vitet e ardhshme

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 23:21
Erion Veliaj

Pas betimit si kryetar i Bashkisë së Tiranës për 4 vitet e ardhshme, Erion Veliaj ka paraqitur projektet e tij për kryeqytetin.

Në fjalën e tij, Veliaj renditi disa nga projektet që do të bëjë në këtë mandat të dytë, duke nisur që nga zona e lirë ekonomike, si dhe nisja e punës për Kampusin e Ri Universitar. Kryebashkiaku u shpreh se një vëmendje e madhe do t’i shkojë dhe zonës rurale që rrethon kryeqytetin.

Veliaj: Dua që grupi që do të punojë për urbanistikën, menjëherë t’i bashkohet zv/ kryetarit, për të lehtësuar të gjithë procedurat për Kampusin e Ri Universitar. E përmendi kryeministri, jemi bashkë sërish , për të mbajtur premtimin e kryeministrit me studentët. Kemi rinovuar shumicën e godinave në Qytetin Studenti, na kanë ngelur edhe tre të fundit, megjithatë komisioni i Urbanistikës që do të punojë për gjithë çështjet e Kampusit të Ri Univeristar do të duhet që ta adresojë këtë që një mbledhjen e parë për të ecur përpara.

17 shkollat e reja janë në punë e sipër. Ne kemi ndryshuar ligjet e Urbanistikës, çdo leje tani jo vetëm taksohet më shumë ndërtuesi, por kushtëzohet me marrjen e tokës së pandërtuar në dhuratë, pra në pronësi të Bashkisë, për t’u siguruar që të njëjtën gjë që po bëjmë me shkollat të bëjmë me kopshtet e çerdhet e Tiranës.

Nëse në 100 vitet e fundit Tirana është rritur përtej një shtylle kurrizore që quhet bulevardi i vjetër, parashikojmë që në 100 vitet e ardhshme Tirana të rritet tek ai që quhet bulevardi I ri. Kemi vënë pllakën e parë me kryeministrin në fillim të këtij mandati dhe jam i lumtur që më fund e pamë të përfundojë kjo shtyllë e re kurrizore e Tiranës që zgjat dy herë gjatësinë e qytetit dhe të shikojmë se si ajo që quhet zona Fin Tech, të vazhdojë e të zhvillohet në zonën e bulevardit të ri ku besoj të gjithë do jemi krenarë dhe kur t’i lëmë këto poste, për të thënë që nisëm një shekull të ri për Tiranën tone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat