Tirana pa drita dy ditët në vijim, zonat dhe oraret kur do të stakohet energjia

Tirana

Tirana pa drita dy ditët në vijim, zonat dhe oraret kur do të stakohet energjia

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 20:22
Ilustrim

Disa zona në kryeqytet do të kenë mungesë të energjisë elektrike, për disa orë, gjatë dy ditëve në vijim, 18 dhe 19 dhjetor.

Sipas OSHEE ndërprerja e energjisë elektrike vjen si pasojë e rikonstruksioneve të kabinave.

Ditën e nesërme do të shkëputet energjia për 5 orë, në rrugën “Mentor Xhemali”, nga ora 09:00-14:00.

Ndërsa më 19 dhjetor pa drita do të mbesë pjesërisht rruga “3 Dëshmorët”, zona e Astirit tek Unaza e Re.

"Stakim, data 18-19 Dhjetor

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 18 dhjetor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë

18 dhjetor/09:00-14:00- Pjesërisht rruga “Mentor Xhemali”, zona afër Kristalit.

19 dhjetor/ 09:00 – 14:00- Pjesërisht rruga “3 Dëshmorët”, zona e Astirit tek Unaza e Re", thuhet në njoftimin e OSHEE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat