Përmes teknologjisë së fundit kompania daneze ka zhvilluar matje edhe në Unazën e Madhe. Analizës së Dynatest do t'i nënshtrohet jo vetëm cilësia e rrugës, por dhe gjerësia e trotuareve dhe e akseve. Klinton Ktona, inxhinier i ITM shprehet se Dynatest ka aftësinë të zbulojë të gjithë problematikat.
Ekspertët danezë dhe italianë në bashkëpunim me Ora News kanë vijuar me matjet e standardeve në rrugët e kryeqytetit.
Në qendër të vëmendjes janë shtresat e asfaltit, cilësia e materialeve, por dhe gjerësia e trotuareve dhe të akseve.
Kjo pasi shpesh janë hedhur akuza për ngushtimin e tyre, duke fituar qoftë dhe nga pak centimetër shuma të mëdha.
Ekspertët janë ndalur jo vetëm në rrugët urbane, si "Teodor Keko" apo "Xhanfize Keko", por dhe në Unazën e Madhe ku përmes pajisjes Dynatest kanë kryer matjet.
Klinton Ktona, Inxhinier i ITM shprehet se makineria ka aftësinë të zbulojë të gjithë problematikën e rrugës.
Klinton Ktona: "Përmes këtyre pajisjeve bëhet dedektimi i të gjitha shtresave rrugore, vrazhdësisë së rrugës, nxjerr profilet gjatësore dhe tërthore".
Po ashtu dhe inxhinierët italianë flasin për procesin që ndjekin.
"Pajisja është e aftë të llogarisë profilin transversial për të pasur një vlerësim të trotuarit dhe një pjese tjetër me të cilën mund të llogarisim cilësinë e sipërfaqes së trotuarit."
Ora News siguron se në përfundim të ekspertizës do të bëjë transparente të dhënat, duke u ofruar shqiptarëve një panoramë të plotë të situatës.