Ekspertët ngrejnë alarmin: Në Tiranë transporti publik emeton 22 mijë ton mbetje

Tirana

Ekspertët ngrejnë alarmin: Në Tiranë transporti publik emeton 22 mijë ton mbetje

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 11:58
Tiranë

Duke folur për ndotjen e ajrit në kryeqytet në “Ekopolitikë” në TV Ora, eksperti i mjedisit Mihallaq Qirjo është shprehur se zgjidhje për të rregulluar ndotjen është forcimi i transportit publik.

Mihallaq Qirjo: Një nga zgjidhjet më të mira të qyteti është që të forcojë transportin publik. Që të ketë më shpesh kalime në stacione. Autobuzët janë të vjetër, ecin shumë avash.

Ndërsa për ekspertin tjetër të mjedisit, Rodion Gjoka, flota e urbanëve në tiranë janë jashtë standardeve evropiane, pasi janë blerë në vende të botës së tretë.

Rodion Gjoka: Flota e urbanëve në Tiranë, kanë standarde shumë të ulta, pasi janë marrë nga vende të botës së tretë edhe pse duken të bukur nga jashtë. Ata emetojnë 22 mijë tonë mbetje. Në terma më të thjeshtë 46 kg në vit për banor. Transporti privat ndërkohë çliron 97% të ndotjes në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat