Veliaj: Bashkia ka dezinfektuar vatrat me koronavirus, 11 600 familje kanë marrë ndihmë ekonomike

Tirana

Veliaj: Bashkia ka dezinfektuar vatrat me koronavirus, 11 600 familje kanë marrë ndihmë ekonomike

Më: 9 prill 2020 Në ora: 12:00
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se deri më tani janë 11 600 familje që kanë marrë ndihmë ekonomike. Në një intervistë për ABC, Veliaj tha se një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe atyre në situatë rruge.

“Jemi në kushte anormale. Në qytetin e Neë York 68 mijë persona çdo natë janë të pastrehë, ndërsa në Tiranë numri i këtyre personave është 19. Këta 19 janë në qendrën socialë në Shkozë dhe ne atje kemi hapur qendrën sociale. Një pjesë tjetër kanë qenë kontigjent që përfitojnë nga aministia. Kemi të bëjmë me raste specifike. Në bashkëpunim me rezervat e shtetit, kemi bërë një patronazhim të 11 600 familjeve. Për herë të parë ne kemi grupe djem dhe vajzash që kanë adaptuar një gjysh apo një gjyshe”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se për të kapërcyer pasojat e krijuara si pasojë e COVID 19, Bashkia e Tiranës është duke punuar për rimëkëmbjen e qytetit duke krijuar një plan të posaçëm.

“Jemi duke punuar për një plan për rimëkëmbjen e qytetit. Parashikoj që nga Azia do të ketë një fluks rikthimi në Evropë. Ne kemi një skuadër të emergjencës që është duke përgatitur zonë ekonomike në Kashar.

Jemi duke menduar një plan intensiv për të joshur kompani, për t’i mbajtur kostot e ulëta dhe për të mos qenë larg Europës.
Tirana besoj do të ringjallet më shpejt. Jam besimtar që i vetmi vend demokratik është sheshi. Por nëse do të gabojmë dhe zelli për të rihapur gjërat do të ishte gabim fatal. A do të duhet të bëjmë një program shumë agresiv për aktivitetet, për këtë po punohet dhe do t’i besojmë profesionistëve. Do të kemi kalendarin më agresiv të aktiviteteve që ka parë Tirana”, theksoi Veliaj.

Më tej ai u shpreh se po bëhet dezinfektimi i pallateve, ndërsa theksoi se duhet shumë bashkëpunim me qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat