Plagosja në Tiranë, qytetari i nxorri armën policit, efektivi e qëllon! Plagoset dhe kalimtarja - Bota Sot
Plagosja në Tiranë, qytetari i nxorri armën policit, efektivi e qëllon! Plagoset dhe kalimtarja

Tirana

Plagosja në Tiranë, qytetari i nxorri armën policit, efektivi e qëllon! Plagoset dhe kalimtarja

Më: 10 prill 2020 Në ora: 12:34
Ilustrim

Zbardhet plagosja me armë zjarri e ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet në zonën e "Xhamllikut", ku dy persona mbetën të plagosur, mes tyre një kalimtare e rastit.

Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupi duke folur nga vendngjarja tha një punonjës policie i cili ka kërkuar dokumentet e identifikimit një qytetari, i cili nuk i është përgjigjur.

“Në momentin që i ka kërkuar çfarë keni në çantë, qytetari është larguar me vrap në drejtimin pas nesh, punonjësi i policisë e ka ndjekur, dhe sapo kalon kthesën e parë qytetari i ka drejtuar armën punonjësit të policisë, ai e ka paralajmëruar "ulni armën" se do iu qëlloj dhe ka qëlluar një herë në ajër. Qytetari ka lëvizur me vrap, dhe në kohën që punonjësi i policisë e paralajmëron përsëri të ulë armën të dorëzohet, ai ka drejtuar armën dhe i ka thënë policit po të qëlloj nëse nuk largoheshin. Punonjësi ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur, aktualisht ndodhet në spital, është plagosur në këmbë”, u shpreh Jaupi.

Ai sqaroi se afërsi të kësaj skene ka qenë një qytetare që edhe ajo ka marrë një plumb në këmbë, nga punonjësi i policisë.

Jaupi shtoi se nuk është identifikuar akoma i dyshuari, portha se dyshimet janë përqendruar në faktin se bëhet fjalë për një person me rrezikshmëri të lartë të shpallur në kërkim.

"Do ju japim informacion sapo ti marrim gjurmët. Punonjësi i policisë është me përvojë i ekipit shqiponjave ishte i vetëm, dhe ka vepruar në bazë të procedurave standardë të punës, ne kemi ngritur grupin e punës për identitetin e personit që pak a shumë kemi një emër por do jua bëjmë me dijë me vonë. Momentalisht janë jashtë rrezikut të dy, në spitalin e traumës po punojnë mjekët. Efektivi nuk është qëlluar, është në drejtorinë e policisë Tiranë për veprimet procedurale”, deklaroi Jaupi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat