Një person në Tiranë është kapur me lëndë narkotike dhe paratë, të cilat dyshohet se i kishte përfituar nga shitja.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të M.P., 36 vjeç.
I dyshuari u kap mbrëmjen e djeshme, pasi në rrugën e “Kastriotëve”, nga kontrolli fizik i ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e dyshuar kokainë si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Ndaj tij hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë.