Administratorët e pallateve, ligji detyron të jenë në çdo ndërtim

Tirana

Administratorët e pallateve, ligji detyron të jenë në çdo ndërtim

Më: 23 prill 2017 Në ora: 07:30
Tirana

Banorët e pallateve të para viteve ‘90 kanë dyshime nëse u nevojitet ose jo një administrator si në pallatet e reja, pasi mendojnë se administratori duhet vetëm nëse ka ashensor, pa llogaritur detyrimet e tjera të përbashkëta.

Por Bashkia e Tiranës thotë se ligji i administrimit të bashkëpronësisë i detyron të gjithë njësoj. 

“Në pallatet e vjetra nuk ka ekzistuar kultura e menaxhimit të bashkëpronësisë, por të dyja palët janë njësoj të detyruara të paguajnë. Tarifat janë të ndryshme, tek të vjetërit më të ulëta, rreth 500 lekë, pasi janë pallate pa ashensor dhe nuk kanë shpenzime të mëdha për mirëmbajtjen”, thotë Admir Abria, funksionar pranë Bashkisë së Tiranës. 

Për të formalizuar shërbimin e administrimit, Bashkia e Tiranës është zhvendosur nga Unaza jashtë kufijve klasikë të saj, konkretisht në Dajt, Kashar, Farkë, Unazë e Re. Madje, ajo premton se do të investojë 50% të vlerës për ndryshimet e fasadave, qofshin këto të reja apo të vjetra. 

“Meqenëse në Tiranë një pjesë e pallateve janë parafabrikate, me tulla të kuqe, ose të bardha, ne kemi krijuar një fond për fasadat, ku 50 për qind e paguan bashkia”, thotë Abria. 

Por sa është numri i pallateve që kanë sot administrator? “Numri i kompanive të administrimit kalon 100, kurse asamble e kryesi janë 1.400”, saktëson Abria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat