Në 3 vite Tirana me nivel të lartë ndotje ajri dhe plehrash - Bota Sot
Në 3 vite Tirana me nivel të lartë ndotje ajri dhe plehrash

Tirana

E hënë, 12 nëntor 2018

Në 3 vite Tirana me nivel të lartë ndotje ajri dhe plehrash

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:41
Tirana

Ndotja në Tiranë gjatë 3 viteve të fundit ka qenë në nivele alarmante.

Ky është thelbi i sondazhit të “Numbeo”-s për ndotjen, të kryer me të dhëna të mbledhura gjatë 3 viteve të fundit.

Problemet kryesore të ndotjes përfshijnë pastërtinë e ajrit, pastërtinë e ujit të pijshëm si edhe hedhjen e mbetjeve.

“Numbeo” është një faqe e cila mbledh të dhëna të ndryshme për vende nga e gjithë bota. 

Nga këto të dhëna përllogariten edhe treguesi të ndryshëm si perceptimi për ndotjen, krimin, cilësia e jetesës, kosto e jetesës etj. 

Treguesi i ndotjes është përllogaritur nga të dhëna të mbledhura nëpërmjet anketimeve të vizitorëve të kësaj faqeje.

Metodologjia e përpunimit të të dhënave është e ngjashme me atë të anketimeve qeveritare apo shkencore. 

Të dhënat e faqes “Numbeo” citohen nga shumë media prestigjioze ndërkombëtare

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera