Situata alarmante e fruthit u diskutua ditën e sotme në komisionin e Shëndetësisë.
Zëvendësministrja Mira Rakacolli tha se rastet e para të të prekurve nga fruthi në vend janë regjistruar më 10 janar të këtij viti, ndërsa deri tani kanë humbur jetën 2 fëmijë.
Rakacolli u shpreh se vetëm në kryeqytet janë regjistruar 132 raste, nga të cilët 74% kanë qenë të pa vaksinuar.
Sipas saj janë 10 mijë doza vaksinash fruthi që po përdoren.
Autoritetet rekomandojnë që në rast epidemie të vaksinohen edhe fëmijët 9 muajsh.