Policia e Tiranës ka njoftuar se rreth orës 19:25 një zjarr ka rënë në katin e dytë të godinës së një çerdheje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tupe”.
Në momentin e rënies së zjarrit, në godinë nuk ndodheshin njerëz.
Mësohet se zjarri është fikur.