Analisti: Lamtumirë Trump e Grenell, deshët t’a krijonit mini-republikë serbe brenda Kosovës

Aktuale

Analisti: Lamtumirë Trump e Grenell, deshët t’a krijonit mini-republikë serbe brenda Kosovës

Nga: A.Zh Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 19:52
Grenell dhe Trump

Sulejman Mehazi, analist politik, i ka uruar fitoren Joe Bidenit, presidentit të ri të SHBA-së.

Ai ka akuzuar presidentin e deritanishëm Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell, se deshën të bënin një mini-republikë serbe brenda Republikës së Kosovës.

Reagimi i tij:

Lamtumirë Trump e Grenell!, ju që me Serbinë bëtë plane për t'ia marrë pjesën më të bukur Kosovës, Ujmanin, që me anë të Asociacioneve të qyteteve serbe donit të bënit mini-republikë serbe brenda Republikës së Kosovës, që përkrahët fuqishëm minishengenet serbe-ruse në kurriz të shqiptarëve.

Lamtumirë për shkak humbjes së thellë e pikëllimit të madh të serbëve, vuçiqave, daçiqave e brnabiqave!

Urime Presidenti i ri i SHBA-ve Joe Biden, paçi jetë të gjatë e suksese në të mirën e njerëzimit e në të mirë të bijës suaj Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat