FSK vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend

Aktuale

FSK vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:22
FSK

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar edicionin e dhjetë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS) përmes të cilit maten perceptimet publike në Kosovë në lidhje me besimin e qytetarëve në institucione dhe çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë.

“Nga të gjitha të dhënat rezulton se, Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besuar, me 81 për qind të të anketuarve që kanë besim ose besim të plotë në të.

Ky raport është publikuar në kuadër të projektit rajonal “Barometri i sigurisë në Ballkanin Perëndimor – promovimi i llogaridhënies në Institucionet e Sigurisë dhe Drejtësisë” i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED)”, thuhet në njoftim.

Forca e Sigurisë së Kosovës, epitetin e institucionit më të besueshëm në vend, vazhdon ta mbajë për vite me radhë.

Ky është rezultat i politikave të duhura të qeverisjes së mirë dhe integritetit institucional me transparencë dhe llogaridhënie të plotë në të gjitha nivelet e udhëheqjes, administrimit dhe funksionimit të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe drejtimit, komandimit dhe operacionalitetit të FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat