Kërkoi lëvizjen e lirë të Vuçiqit në Kosovë, i vjen një reagim i ashpër Mirosllav Lajçakut, po heshtë përballë deklaratave të Daçiqit

Aktuale

Kërkoi lëvizjen e lirë të Vuçiqit në Kosovë, i vjen një reagim i ashpër Mirosllav Lajçakut, po heshtë përballë deklaratave të Daçiqit

Nga: N.Sh Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:16
Mirosllav Lajçak

Pas letrës së Mirosllav Lajçakut i cili kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti që të lejoj lëvizjen e lirë në Kosovë për Aleksandër Vuçiqin ka reaguar analisti politik dhe juristi Ehat Miftaraj.

Miftaraj përmes një postimi në Facebook, thotë se Lajçaku është super efikas në mbrojtje të interesave të Serbisë.

Sipas tij, ai heshti në raport me kërcënimet e Daçiqit për varrezat në Serbi dhe mesazhet shoviniste të Vulinit.

Miftaraj pohon se politikat e disa shteteve të BE-së dhe përfaqësuesve të saj i janë kthyer politikave të shekullit 19.

Lexojeni reagimin e plotë:

Lajçak super efikas në mbrojtje të interesave puro populiste të Vuçiq.

I njëjti Lajçak i heshtur në raport me kërcënimet publike të Daçiq për varrezat masive në Serbi dhe mesazhet shoveniste të Vulin.

Politika e disa shteteve të BE-së dhe përfaqësuesve të saj i janë kthyer politikave të shekullit 19. Në mbrojtje të agresorit dhe në përbaltje të viktimës.

Kur kësaj i shtohet fakti se Kosova është me një qeveri skandaloze si në politikat e brendshme ashtu edhe të jashtme, nuk është çudi që Lajçak ti promovoj në maksimum interesat e Vuçiq në dëm te të drejtave të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat