Vjosa Osmani për herë të parë i drejtohet FSK-së si presidente

Aktuale

Vjosa Osmani për herë të parë i drejtohet FSK-së si presidente

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:39
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, të premten, për herë të parë do t’i drejtohet FSK-së me një fjalim në cilësinë e komandantes supreme, në Ditën e Forcës.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate, në të cilën bëhet e ditur se në ceremoninë e nesërme do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Ceremonia do të mbahet me,  27.11.2020, ditë e premte, duke filluar në ora 12:00 në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë. Me fjalimet e tyre do të paraqiten: Ushtruesja e  detyrës së Presidentit të  Republikës së Kosovës zonja Vjosa  Osmani – me video paraqitje, Kryeministri i Republikës së Kosovës zoti Avdullah Hoti, Ministri i Mbrojtjes zoti Anton Quni, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama”, thuhet në komunikatë.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, kësaj herë hyrja është e lejuar vetëm për persona që kanë ftesa për këtë ceremoni.

Komunikata e plotë:

Ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës (FSK-së)

Ceremonia do të mbahet me,  27.11.2020, ditë e premte, duke filluar në ora 12:00 në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me fjalimet e tyre do të paraqiten:

Ushtruesja e  detyrës së Presidentit të  Republikës së Kosovës zonja Vjosa  Osmani – me video paraqitje;

Kryeministri i Republikës së Kosovës zoti Avdullah Hoti;

Ministri i Mbrojtjes zoti Anton Quni;

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Për shkak të pandemisë  COVID-19, të cilën është duke e kaluar edhe vendi ynë, këtë vit mënyra e  shënimit të Ditës së Forcës nuk është e karakterit të hapur.                                                         

Hyrja është e lejuar vetëm për ata që kanë ftesa.

Paraprakisht ju falënderojmë për bashkëpunimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat