Sot seanca e Kuvendit, VV e zotuar se s’do ta lë Selmanajn në seancë

Aktuale

Sot seanca e Kuvendit, VV e zotuar se s’do ta lë Selmanajn në seancë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:14
Kuvendi

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet edhe njëherë sot me fillim prej orës 10:00 për të shqyrtuar disa projektligje e rezoluta nga debatet e mëhershme paralamentare dhe interpelancat.

Sot pritet të shihet edhe se cilat do të jenë veprimet e Vetëvendosjes karshi zv/kryeministrit, Driton Selmanaj.

Këtë të fundit, VV ka thënë se nuk do ta lë të futet në sallën e Kuvendit, dhe rrjedhimisht në seanca.

“Kuvendi është shtëpia e deputetëve, ne si Lëvizje refuzojmë që ai me qenë i pranishëm se ai nuk duhet të përfaqësojë mendimin e asnjë qeverie. Kulmi i turpit është që ai qëndron ende në pozitën që ka, përveç që nuk ka kërkuar falje po vazhdon me të njëjtin avaz”, ka thënë deputeti i VV-së, Dimal Basha.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe deputet i VV-së, Mefail Bajqinovci, mirëpo me një fjalor më të ashpër.

“Ai njeri që u lodhë me punën e të pagjeturve e ka vendin në Beograd jo në Qeverinë e Kosovës…Nuk do ta lejojmë në Kuvend, ai nuk duhet ta marrë më fjalën në Kuvendin e Kosovës. Ai është zv/kryeministër, por me atë fjalor mund të jetë në qeverinë e Vuçiqit e jo këtu”, ka thënë Mefail Bajqinovci.

Deri tani askush nga VV nuk i ka bërë të ditura mjetet që do të përdoren për pengimin e Selmanajt që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat