Deputetja e VV-së ka një kërkesë për mërgatën: Të bëjnë presion mbi deputetët

Aktuale

Deputetja e VV-së ka një kërkesë për mërgatën: Të bëjnë presion mbi deputetët

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:42
Fitore Pacolli

Deputetja e VV-se, Fitore Pacolli, i ka reaguar koalicionit Qeverisës të cilët në Kuvend votuan kundër ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se në Kuvendin e Kosovës LDK , PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit u bënë bashkë kundër mërgatës.

“Tani mërgata duhet të organizohet e të bëjë presion mbi deputetët që votojnë kundër interesit të mërgatës e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Postimi i plotë:

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës LDK , PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit si gjithnjë u bënë bashkë kundër mërgatës. Ata votuan kundër ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Votuan kundër ndryshimeve që do të mundësonin votimin e mërgatës në ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës.

Votimi i kësaj pike do të përsëritet përsëri në Kuvend. Tani mërgata duhet të organizohet e të bëjë presion mbi deputetët që votojnë kundër interesit të mërgatës e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat