Reçica thotë se me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike po bëhet politikë

Aktuale

Reçica thotë se me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike po bëhet politikë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 00:21
Skënder Reçica

Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike po bëhet politikë.

Ai ka thënë se si pasojë e pandemisë, është dyfishuar numri i të papunëve.

“Ligji për Rimëkëmbje është një mekanizëm që i mundëson Qeverisë që të jetë sa më afër qytetarit. Tash ne jemi dëshmitarë që edhe përkundër planifikimit të buxhetit për rimëkëmbje ekonomike, ne atje bëjmë garë politikë në Kuvend dhe kjo është fatkëqësia”.

“Jo domosdoshmërisht duhet të behët politikë me secilën temë”.

“Unë besoj se në seancën e parë ky ligj do të gjejë dritën e miratimit nga të gjithë deputetët. Dua të nënvizoj, në këto rrethana kur ne po ballafaqohemi me pandeminë dhe sfida të tjera, askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë”.

“Shpresoj që tashmë ky ligj në seancën e radhës do të gjejë përkrahjen e deputetëve me qëllim që t’u ofrojmë qytetarëve mbështetje që duhet ta ofrojmë në këtë kohë pandemie”.

Ai ka thënë se refuzimi i disa prej deputetëve për ta votuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike po bëhet për garë politike.

“Ne jemi dëshmitarë që në këtë kohë të pandemisë edhe ekonomitë e shteteve më të zhvilluara janë gjunjëzuar”.

“Natyrisht se kur flasim për ekonominë e vendit tonë është goditur dhe është dëmtuar sektori privat në veçanti”.

“Kur kemi tkurrje të zhvillimit ekonomik, natyrisht se ka edhe humbje të vendeve të punës. Para se të fillojë kjo situatë, ka qenë numri i të regjistruarve si të papunë rreth 100 mijë; ndërsa tani kemi rreth 200 mijë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat