Sejdiu: Ish-ministri i Vetëvendosjes po mendon për bankat, jo për qytetarët

Aktuale

Sejdiu: Ish-ministri i Vetëvendosjes po mendon për bankat, jo për qytetarët

Nga: A.Morina Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:56
Dardan Sejdiu

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka reaguar ndaj idesë së ish-ministrit të Financave, Besnik Bislimi për tërheqjen e kredive nga qytetarët, si lehtësim nga pandemia.

Sejdiu tha se ish-ministri i Vetëvendosjes po mendon veq për profit të bankave.

"Si duket kur e lexoj Ministri që bankat paskan 4 milionë euro më pak fitim se në 6 mujorin e parë të vitit krahasuar me vitin e kaluar, u brengos tutje dhe tha ju që keni vende pune futuni ende në borxhe, shteti le ti paguaj kamatën për kredi konsumuese", shkroi Sejdiu në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Besnik Bislimi, profesor doktori i ekonomise, ministri i financave i VV-se, veq per profit te bankave po mendojka!

Nje here sa ishte Minister ia lejoj bankave riprogramimin e kredive me fitim shtese, dhe u sigurua qe bizneset e vetme qe nuk goditen nga mbyllja e madhe te jene bankat! Ne fakt ja ruajti profitin!

Si duket kur e lexoj Ministri qe bankat paskan 4 milion euro me pak fitim se ne 6 mujorin e pare te vitit krahasu me vitin e kaluar, u brengos tutje dhe tha ju qe keni vende pune futuni ende ne borxhe, shteti le ti paguaj kamaten per kredi konsumuese!

Per te papunet 130 euro ne muaj, per bizneset kopalla legjitimiteti e vote per ligj per rimekembje nuk jep, per juve qe jeni ende te punesuar futuni ende ne borxh sepse sic po thote profa: “Të gjithë ata që kanë nevojë për me shtu kërkesën agregate kanë mundësi me marrë kredi....."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat