Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren po cilësohet si karikaturë dhe skandaloze

Aktuale

Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren po cilësohet si karikaturë dhe skandaloze

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 20:40
Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren

Qyteti ku u mbajt Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit, për 28 Nëntor u bë mikpritësi i heronjve të kombit në bronz.

Shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari u zbulua në një qendër tregtare të qytetit. Por, ajo po merr kritika të ashpra për shkak të formës së heroit të cilën artisti është munduar ta glorifikojë.

Në sfond të shtatores së heroit është vendosur slogani “Liria ka emër” që u aktualizua së fundi për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po përballen me akuza për krime lufte.

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj kësaj ‘vepre arti’.

"Një vepër e tillë, pavarësisht qëllimit të mirë, nuk i bën nder Prizrenit. Komandanti nuk e meriton një këso karikature", ka thënë ai.

Në përurimin e shtatores morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni dhe nipi i komandantit, njëherit edhe kryetar i Skenderajt, Bekim Jashari.

Përvec heroit Adem Jashari, në Prizren u përurua edhe shtatorja e heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat