Xhelal Sveçla thotë se fituan pa balotazh, uron qytetarët e Podujevës

Aktuale

Xhelal Sveçla thotë se fituan pa balotazh, uron qytetarët e Podujevës

Nga: A.Z Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:35
Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçlës së VV-së i kanë mjaftuar pak minuta nga mbyllja e vendvotimeve për të shpallur fitoren në zgjedhje.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla uroi qytetarët për fitoren.

“Të dashur qytetarë të Podujevës, URIME!”, shkroi ai.

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në Podujevë ku u votua për kryetar të komunës. Shpejtim Bulliqi ishte kandidat i VV’së për kryetar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 15:00 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 26 mijë e 87 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat