Kryeministri Hoti flet edhe një herë për deklaratat e Driton Selmanajt për të pagjeturit

Aktuale

Kryeministri Hoti flet edhe një herë për deklaratat e Driton Selmanajt për të pagjeturit

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 12:37
Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se sjellja ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj është e papranueshme.

Hoti sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës tha se deklaratat e Selmanajt për çështjen e të pagjeturve janë nxjerrë nga konteksti.

“Driton Selmanajt, është e papranueshme se si po silleni ndaj tij, është e pa pranueshme se si i është ndërruar konteksti.

Në detaje i kemi informu komsionin për çështjen e të pagjeturve. Është kriju një momentum i ri për këtë çështje. Për shkak të ndjeshmërisë kam kërku seancë të mbyllur, organizojeni një këtu e jo interpelancë. Mos përdorni informata të mediave që me kriju kauza të paqena politike“, ka deklaruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat