​Limaj: Zëdhënësi i lirisë sonë në burg, zëdhënësi i Millosheviqit president

Aktuale

​Limaj: Zëdhënësi i lirisë sonë në burg, zëdhënësi i Millosheviqit president

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 21:41
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është e papranueshme që sot drejtuesit e UÇK-së të gjykohen veç se ishin çlirimtarë e zëdhënësit e kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviq të jenë në pushtet në Serbisë.

“Imagjinoje, sot zëdhënësit i UÇK-së, Jakup Krasniqi është duke u gjykuar, e zëdhënësi i Millosheviqit, Ivica Daçiq është kryetar i Kuvendit të Serbisë. Daçiqi dhe Vuçiqi ishin zëdhënës të Millosheviqit, ishin zëdhënës të krimit dhe gjenocidit. Në anën tjetër, zëdhënësi i lirisë sonë është në burg”, ka thënë Limaj.

Ai në emisionin Debat të RTK-së tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte qenë pjesëmarrës në rrethimin e Sarajevës nga forcat serbe në vitin 1996.

“Vuçiq ishte zëdhënës i RTS-it, zëdhënës i krimit dhe i gjenocidit. NATO e bombardoi RTS-in, drejtues dhe zëdhënës i së cilit ishte Vuçiqi. E bombardoi, sepse ishte hallkë e krimit serb. Ja në çfarë gjendje kemi ardhur sot, e le të gëzohen ata që po gëzohen për ata që kanë shkuar në Hagë, le të nemin e le të thonë ishalla nuk kthehen më”, ka thënë Limaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat