Kryeministri Hoti thërret konferencë për media, kjo është arsyeja

Aktuale

Kryeministri Hoti thërret konferencë për media, kjo është arsyeja

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:34
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të mbajë sot konferencë për media. Aty do të diskutohet për menaxhimin e pandemisë në vend.

Njoftimin e ka bërë zyra e kryeministrit Hoti, teksa bëhet e ditur se konferenca do të nisë në orën 17:00.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

Nuk dihet nëse aty do të tregohet për marrjen e masave të reja për menaxhimin e pandemisë, pasi Hoti ka thënë se pas një kohe masat aktuale do të rishikohen, ku varësisht situatës edhe do të ndryshojnë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat