Asamblisti i LDK-së, Valon Krasniqi, i bashkohet kabinetit të u.d presidentes Vjosa Osmani

Aktuale

Asamblisti i LDK-së, Valon Krasniqi, i bashkohet kabinetit të u.d presidentes Vjosa Osmani

Nga: N. H Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:21
Valon Krasniqi dhe Vjosa Osmani

Asamblisti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Malishevë, Valon Krasniqi, është bërë këshilltar i u.d presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Krasniqi këtë e ka bërë të ditur, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Ju njoftoj që i jam bashkuar Kabinetit të u.d të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Përgjegjësi, nder dhe privilegj për mua, të jem pjesë e këtij ekipi në shërbim të shtetit tim. Do të punoj me tërë kapacitetin profesional e moral për t’i shërbyer vendit, për aq sa di dhe kam mundësi”, shkruan mes të tjerave Krasniqi.

Ja njoftimi i tij:

Të nderuar,

Ju njoftoj që i jam bashkuar Kabinetit të u.d të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani.

Përgjegjësi, nder dhe privilegj për mua, të jem pjesë e këtij ekipi në shërbim të shtetit tim.

Do të punoj me tërë kapacitetin profesional e moral për t’i shërbyer vendit, për aq sa di dhe kam mundësi.

Besimin e dhënë do të mundohem që me ndershmëri ta kryej me punë e përkushtim.

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat