Infektime masive e dhjetëra vdekje në ditë nga Covid-19, përgjigjet ministri Zemaj

Aktuale

Infektime masive e dhjetëra vdekje në ditë nga Covid-19, përgjigjet ministri Zemaj

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 21:28
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është i ftuar në emisionin Pressing.

Zemaj ka folur për numrin e madh të të vdekurve nga Covid-19.

“Nuk them që nuk ka mangësi dhe nuk ka probleme”, thotë Zemaj.

“Nuk po them që nuk ka mangësi dhe kjo është evidente, por mobilizimi për t’iu dalë në ndihmë pacientëve dhe qytetarëve është shumëdimensional”, shtoi ai.

Ai ka bërë të ditur se mbi 600 persona me koronavirus janë të hospitalizuar në mbarë vendin aktualisht.

“Asnjë pacient nuk ka mbetur pa shërbim shëndetësor në Kosovë. Në Itali e Spanjë ka ndodhur”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat