Parashikimi i Vigan Qorrollit, a do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare?

Aktuale

Parashikimi i Vigan Qorrollit, a do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare?

Nga: A.Zh Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 08:26
Vigan Qorrolli

Analisti i çështjeve politike Vigan Qorrolli, parasheh që në Kosovë të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Ai në një postim në Facebook, ka kujtuar se në Kosovë që nga viti 2010, asnjë ekzekutiv nuk e ka mbaruar ciklin kushtetues 4 vjeçar.

E sipas tij, kështu do të ndodhë edhe kësaj here.

Postimi i tij:

Që nga viti 2010 në Kosovë ka pasur vetëm zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme. Asnjë legjislaturë dhe asnjë ekzekutiv dmth nuk e kanë mbaruar ciklin e tyre kushtetues 4 vjeçar.

Kështu do të ndodh edhe kësaj radhe...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat