Reagon familja e anëtarit të vrarë të LDK-së: Ja kush duhet të dorëhiqet, Osmani dhe Gërvalla...

Aktuale

Reagon familja e anëtarit të vrarë të LDK-së: Ja kush duhet të dorëhiqet, Osmani dhe Gërvalla...

Nga: P.R Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 09:41
LDK

Humbja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka nxitur shumë reagime, ku kërkohet reforma në LDK. Në vazhdën e këtyre reagimeve është edhe familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, e cila ka kërkuar ndryshime në LDK.

“-Vjosa Osmani dhe Donika Gervalla do te duhej te riktheheshin ne LDK...LDK-ja e Ibrahim Rugoves dhe Fehmi Aganit nuk ka perjashtuar, linçuar aske e le me figurat e saj te ndritshme”, shkruan ndër tjerash në reagimin e tyre familja e Haki Imerit.

Postimi i plotë:

-Do te ishte njerezore dhe e ndershme qe Isa Mustafa dhe Agim Veliu te dorehiqeshin vullnetarisht nga LDK-ja edhe perfundimisht nga politika.Qe te dyte e kane kullote LDK-en dhe livadhin e Ibrahim Rugoves tash e 20 vite ..

-LDK ka figura qe din dhe munden te merren me politiken perparimtare , pa inate e hakmarrje..

-Vjosa Osmani dhe Donika Gervalla do te duhej te riktheheshin ne LDK...LDK-ja e Ibrahim Rugoves dhe Fehmi Aganit nuk ka perjashtuar, linçuar aske e le me figurat e saj te ndritshme.

-Politikat antirugovjane ne LDK te instaluara nga Isa Mustafa dhe Agim Veliu e sollen LDK ne kete gjendje ...Sa me shpejt qe dy marionetat e Shikut te iken nga LDK -aq me shpejt do te filloje ringjallja e partise...dhe te vetmen opozite te njemendet mund ta kete Albin Kurti eshte pastaj LDK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat