Berisha: E papranueshme kërkesa e VV-së që vota e Arifit të shpallet e pavlefshme

Aktuale

Berisha: E papranueshme kërkesa e VV-së që vota e Arifit të shpallet e pavlefshme

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 11:24
Besnik Berisha

Besnik Berisha, i autorizuar për të përfaqësuar Qeverinë e Kosovës, në Gjykatën Kushtetuese për rastin e votës së deputetit Etem Arifi, e ka konsideruar të papranueshme kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që vota e këtij deputeti për formimin e Qeverisë Hoti, të shpallet e pavlefshme.

Sipas Berishës, çështja e dënimit të deputetit Arifi s’mund të lidhet me legjislaturën e shtatë, por me atë paraprake.

Ai ka thënë në fjalën para Gjykatës Kushtetuese se koha e dënimit të ARifit nuk lidhet me legjislaturën kur deputeti votoi pro formimit të Qeverisë Hoti. Berisha ka thënë se deputeti Arifi nuk ka pasur dënim që ia mohonte të drejtën e zgjedhjes.

“Zoti Arifi e ka humbur mandatin e deputetit në legjislaturën e gjashtë. Pasojat e këtij vendimi janë ekzekutuar dhe kanë pasur fuqi në mandatin e gjashtë. Është e parëndësishme kur është njoftuar Kuvendi”, ka thënë ndër tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat