Ilir Ferati: Ibrahim Rugova nga sot, përjetësisht në qytetin e tij të lindjes!

Aktuale

Ilir Ferati: Ibrahim Rugova nga sot, përjetësisht në qytetin e tij të lindjes!

Nga: G.B Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:15
Shtatorja e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova

Deputeti i LDK-së, Ilir Ferati, ka thënë se që nga sot, Ibrahim Rugova do të jetë përjetësisht në qytetin e tij të lindjes, në Istog.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se postulatet e Ibrahim Rugovës, Liri, Pavarësi, Demokraci, nga sot te skalitura pranë Shtatores së tij të larë në bronz, përcjell Bota sot.

Ferati ka thënë se prezenca e tij madhështore është frymëzim për breza e gjenerata të tëra.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ibrahim Rugova, nga sot, përjetësisht në qytetin e tij të lindjes, në Istog!

Postulatet e Ibrahim Rugovës, Liri, Pavarësi, Demokraci, nga sot te skalitura pranë Shtatores së tij të larë në bronz!

Prezenca e Tij madhështore, frymëzim për breza e gjenerata të tëra se puna dhe sakrifica për Kosovën të lartëson përjetësisht në memorien popullore!

Istog, e gëzofshi shtatoren në ditën e Tij të lindjes!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat