Pas kalimit në grupin e Nismës Socialdemokrate, Duda Balje ka disa fjalë

Aktuale

Pas kalimit në grupin e Nismës Socialdemokrate, Duda Balje ka disa fjalë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:59
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka dhënë arsyet se pse ajo dhe kolegët e saj i janë bashkuar sot Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Një një postim në profilin e saj në Facebook, Balje shkruan se ajo dhe tre deputetët e tjerë kanë vendosur ta ruajnë emrin e grupit të tyre dhe të krijojmë një koalicion me grupin Nisma dhe AKR.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi për të mbrojtur interesat e komuniteteve tona”, shkruan tutje ajo.

Ndryshe, lajmin për Grupin Parlamentar “Nisma-AKR-6+” e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.

Shala ka shtuar se deputetët, Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të  funksionojnë në kuadër të këtij grupi të ri parlamentar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat