Ministrja Haradinaj-Stublla takon shefin e EULEX-it, i thotë ta informojë Brukselin për përparimin e Kosovës në sundim të ligjit

Aktuale

Ministrja Haradinaj-Stublla takon shefin e EULEX-it, i thotë ta informojë Brukselin për përparimin e Kosovës në sundim të ligjit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:24
Meliza Haradinaj-Stublla dhe Lars-Gunnar Wigemark

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, u takua sot me Shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin diskutoi për situatën aktuale në vend.

Ministrja Haradinaj-Stublla u shpreh se EULEX mund të ketë rol të rëndësishëm në informimin e vazhdueshëm të Brukselit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për përparimin e Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Në këtë kuadër, ajo potencoi progresin e bërë nga institucionet e Kosovës në plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizimin e vizave, që duhet të merret në konsideratë nga vendet e BE-së.

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe shefi i EULEX-it diskutuan edhe për lirinë e lëvizjes, ku shefja e diplomacisë kosovare vuri në pah vonesën e hapjes së urës mbi lumin Ibër, që është pjesë konkluzioneve të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat