Miftaraj: Kushtetuesja të marrë masa që të mos kemi në Kuvend persona të dënuar

Aktuale

Miftaraj: Kushtetuesja të marrë masa që të mos kemi në Kuvend persona të dënuar

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:19
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) ka thënë se shpreson që gjykatësit e Kushtetueses do të ndërmarrin masa dhe veprime adekuate që në Kuvend të Kosovës të mos ketë deputet me dënime për burgim.

Miftaraj këto i deklaroi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, pas seancës dëgjimore që pati sot Gjykata Kushtetuese për rastin e dënimit me dy vjet burgim për deputetin Etem Arifi.

“Në anën tjetër gjykatësi i kësaj gjykate besoj se e din se një nga koleget e tij në Gjykatën Kushtetuese është i gjykuar dhe dënuar me dënim me burg për vepra penale shumë të rënda”.

“Sidoqoftë, mbesim me shpresë se deputetët e Kuvendit të Kosovës, zyrtarët e lartë publik, gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese do të ndërmarrin masa dhe veprime adekuate mu siguru që në këto institucione mos të kemi jo vetëm persona të dënuar por edhe të akuzuar dhe me integritet të cenuar”.

“Kjo sigurisht kërkon vullnet dhe tejkalim i interesave personale, politike, etj”, ka shkruar Mitaraj.

Postimi i plotë:

Një copëz nga seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese sot.

Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese shtron pyetjen pak a shumë se sa e cenon integritetin e institucionit të Kuvendit të Kosovës nëse një deputet është i dënuar nga gjykata me dënim përfundimtar?

Pyetje shumë e mirë!

Në anën tjetër gjykatësi i kësaj gjykate besoj se e din se një nga koleget e tij në Gjykatën Kushtetuese është i gjykuar dhe dënuar me dënim me burg për vepra penale shumë të rënda.

Sidoqoftë, mbesim me shpresë se deputetët e Kuvendit të Kosovës, zyrtarët e lartë publik, gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese do të ndërmarrin masa dhe veprime adekuate mu siguru që në këto institucione mos të kemi jo vetëm persona të dënuar por edhe të akuzuar dhe me integritet të cenuar.

Kjo sigurisht kërkon vullnet dhe tejkalim i interesave personale, politike, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat