Familja Imeri i reagon gazetarit Ridvan Berisha: Mos e pengoni Gjykatën Speciale, edhe Thaçi e provoi por e pësoi

Aktuale

Familja Imeri i reagon gazetarit Ridvan Berisha: Mos e pengoni Gjykatën Speciale, edhe Thaçi e provoi por e pësoi

Nga: N.Sh Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 07:37
Haki Imeri dhe Hashim Thaçi

Familja e veprimtari të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, kanë reaguar ndaj gazetarit të televizionit publik, Ridvan Berishës.

Familja Imeri përmes një postimi në Facebook, thonë se Gjykata Speciale është e Kosovës, por e menaxhuar nga SHBA dhe Evropa.

Ata në reagimin e tyre ndaj Berishës, i thonë që mos ta pengojnë drejtësinë, pasi që, edhe Hashim Thaçi tentoi por pastaj e pësoi.

Familja Imeri thekson se nuk mbrohet Thaçi dhe të tjerët duke u goditur Specialja.

Postimi i plotë i familjes së Haki Imerit:

Gjykata Speciale është formalisht gjykatë e Kosovës, por është e drejtuar dhe e menaxhuar nga ShBA, Europa me fjalë tjera nga ato shtete që janë anëtare të NATO Paktit që na ka çliruar.

-në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve termi "katolik" që janë përdorur nga dhomat e Specializuara nuk janë zbulim, ose emërtim i prokuroreve amerikan, kjo terminologji është marre nga intervistat e të burgosurve, pengjeve shqiptar të besimit katolik të të cilët iu kanë referuar me këtë term vetvetes gjate dhënies se dëshmive, para prokurove amerikan të dhomave te specializuara...  motivi po duket i qartë që është propagande e errët që nuk u ndihmon të akuzuarve siç mendoni ju...

-gazetari Ridvan Berisha i RTK tha se shwedemani i ka dhënë dekorate Drecunit, pastaj tha mirënjohje e më në fund tha vlerësim cila është vërteta sipas teje Ridvan ?

Por e vërteta është se asnjëra nga këto që thua nuk është e vërtetë, ju me shumë po i besoni Drecunit se Amerikës, ju edhe derrit i thoni daje kur është nevoja apo jo!?

-nuk mbrohet Hashim Thaçi dhe te tjerët duke u goditur Gjykata Speciale me shpifje e dezinformata, ashtu po dukeni të luftoni misionin amerikan që bëri Kosovën shtet.., ashtu po goditni Thaçin sepse RTK SI medium  që ai e kontrollon kuptohet  se kjo fushatë  është e orkestruar  kundër Amerikës (Gjykatës Speciale)...

-mos e pengoni drejtësinë sepse Thaçi e pengoj por e pësoj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat