Kryetari i ri i Podujevës: Isa Mustafa është matufosur

Aktuale

Kryetari i ri i Podujevës: Isa Mustafa është matufosur

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:51
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i ri i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi i është përgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, i cili tha se Bulliqi është fajtor për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

Bulliqi ka thënë se nuk duhet t’i zihet për të madhe Mustafës për deklaratat e tij, meqenëse siç thotë “është matufosur”.

“Po z.Mustafa e di shumë mirë se ku është pengesa e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Ata që i ka në krye të institucioneve të korruptuara dhe me akuza për korrupsionin, janë shkaktari kryesor, por meqë është matufosur pak, atij edhe nuk i zihet për të madhe çka deklaron. E sa i përket territorit, u ka dhënë malazezëve, për këtë do ta vrasë ndërgjegja tërë jetën, por edhe për këtë ai tashmë është i mësuar nga e kaluara e tij”, ka thënë Bulliqi.

Ndryshe, Mustafa ka akuzuar Shpejtim Bulliqin, duke e quajtur fajtor për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Jam shumë i bindur se po, edhe Bulliqi edhe disa të tjerë që akoma janë LDK dhe disa të tjerë që me një këmbë janë në LDK dhe me një tjetër jashtë LDK-së. Tashti unë nuk po i cilësoj si emër, mirëpo ata janë deklaruar kundër, sepse po të votonin deputetët tanë ne e kalonim demarkacionin dhe e kishim liberalizimin e vizave”, u shpreh Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat