Haradinaj: E kam ditur që Haxhia e ka një djalë diku, por nuk e kam njoftë mirë

Aktuale

Haradinaj: E kam ditur që Haxhia e ka një djalë diku, por nuk e kam njoftë mirë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:02
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk ka qenë temë diskutimi punësimi i djalit të deputetit Haxhi Shala në momentin kur është votuar Qeveria Hoti.

“Për besë nuk e kam ditur. E kam ditur që Haxhia e ka një djalë diku, por nuk e kam njoftë mirë. Nuk e di a ka qenë i madh apo i vogël”, tha ai.

Ai tutje thotë se ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj nuk e ka ditur për emërimin e tij.

“Nuk është konsultuar ministrja për këtë vendim. Por ka qenë emërim politik. Këtë mund ta themi qartë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat